Aktualitet

Vrasja e Enriko Aliaj në Itali nga vëllai i tij, flet nëna: Po luanin me pistoletën me mulli

Shqipe Alija, nëna e Enrikut ka dhënë detaje në lidhje me armën, duke rrëfyer se nuk ishin në dje të pistoletës dhe nuk kanë asnjë informacion se ku mund ta kenë marrë. Ajo ka treguar se djali i vogël 18-vjeçar është mbajtur në polici nën akuzën për vrasjen e vëllait të tij.

5 Qershor 2023, 11:44 Nga f.i

Vrasja e Enriko Aliaj në Itali nga vëllai i tij, flet nëna: Po

ITALI- Nëna e 20-vjeçarit, Enriko Aliajt, i cili u vra aksidentalisht nga vëllai i tij, u shpreh dy djemtë dhe shoku i tyre po luanin me pistoletë me mulli.

“Ka qenë djali Enriku, me Elhamin, vëllain e vet dhe një shok tjetër, ka qenë shok i djalit të dytë. Kanë hyrë në shtëpi bashkë. Fillimisht kanë hyrë dy djemtë, i vogli me shokun, më pas Enriku i ka përshëndetur dhe ka pasur me vete pistoletën me mulli. U ka thënë që po bënte një lojë, ka vendosur vetëm një plumb në të dhe u ka thënë se po bëj një lojë. Më pas djali i dytë thotë se e ka rrotulluar dhe në një moment ka rënë përtokë. U dëgjua krisma, ra djali përtokë.”- tha nëna e 20-vjeçarit për Report.tv.

Shqipe Alija, nëna e Enrikut ka dhënë detaje në lidhje me armën, duke rrëfyer se nuk ishin në dje të pistoletës dhe nuk kanë asnjë informacion se ku mund ta kenë marrë. Ajo ka treguar se djali i vogël 18-vjeçar është mbajtur në polici nën akuzën për vrasjen e vëllait të tij.

"Shoqëri ka pasur, por për armë nuk kemi ditur gjë, në shtëpi nuk e ka pasur, a ke pasur tek puna, apo ja kë dhënë ndonjë shok, nuk e dimë! Djali punonte në një fabrikë, por atë ditë ka qenë pushim sepse këtu ishte ditë feste! Unë dhe bashkëshorti ikëm tek kunati! I kemi lënë në lokal madje i pyetura a do vini na thanë jo nuk do vijmë do ikim në shtëpi. Djali ka përfunduar studimet dhe më pas ka nisur punë! Ka përfunduar studimet për elektricist!

Ne kemi 12 vite unë me fëmijët burri ka ardhur më herët këtu dy vjet para nesh! Djali luante futboll ka qenë i regjistruar, por më pas e la për shkak të punës sepse punën e kishte me turne dhe nuk e ndiqte dot, herë punonte paradite, herë pasdite, herë natën. Djali tjetër u mbajt në polici, ne kemi qenë aty, por e kanë pyetur veçmas nesh, në ora 3 të natës kemi qenë në polici, na kanë marrë në pyetje ku kemi qenë secili.

Djali tani është me ne, ka përfunduar punë me policinë, kemi dalë në 9 të mëngjesit nga policia, ku na pyetën të treve në polici. Më pas jemi larguar po qëndrojmë tek kunati sepse shtëpia është e bllokuar si vendngjarje, derisa të përfundojë eksperti dhe autopsia. Po qëndrojmë tek kunati dhe jemi në pritje të trupit. Na kanë thënë se do ta dorëzojnë pas autopsisë. Kanë marrë telefonin, kompjuterin dhe çdo gjë që po i verifikojnë për të parë me kë ka komunikuar dhe ku mund ta ketë marrë armën, nuk kam asnjë dyshim se ku, a shoqëria apo çfarë!’- shtoi nëna e 20-vjeçarit të ndjerë.

enriko aliaj

Sondazh

Poll