Aktualitet

Akuzohet për mashtrim, Alma Beqiri del para Gjykatës: Historia u stis nga ‘ADEX, jam vetëm 200 mijë euro debitore

Teksa ka folur para togave të zeza, Beqiri ka deklaruar se kjo histori është stisur nga kompania postare. Po

5 Qershor 2023, 11:51 Nga I.A
Akuzohet për mashtrim, Alma Beqiri del para Gjykatës: Historia u stis
Alma Beqiri

KORÇË- Alma Beqiri, agjentja e shërbimeve postare private "Adex', e cila sipas akuzohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro ka mbërritur në gjykatën e Korçës për vlerësim të masës së sigurisë. Teksa ka folur para togave të zeza, Beqiri ka deklaruar se kjo histori është stisur nga kompania postare. Po ashtu, Beqiri ka theksuar se është debitorë ndaj kompanisë në shumën 200 mijë euro dhe jo 3 mln siç pretendohet.

“Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti”  tha Beqiri.

Alma Beqiri ishte menaxhere e postës private në Korçë dhe e gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në rreth 2 vite. Policia po heton persona të tjerë të lidhur me të, bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar për përvetësimin dhe fshehjen e parave të përfituara./Dosja.al

alma beqiri adex

Sondazh

Poll