Aktualitet

Çfarë ndodhi? Arrestohet anëtarët e një grupi kriminal në Berat, shpërndanin kanabis (EMRAT)

Këta persona shpërndanin kanabis në disa zonë të qytetit të Beratit si dhe në Kuçovë.   

5 Qershor 2023, 11:37 Nga I.A
Çfarë ndodhi? Arrestohet anëtarët e një grupi
Policia

BERAT- 4 anëtarë të një grupi kriminal janë arrestuar në Berat, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga kanë rënë Jurgen Kollçaku, Gjergji Braha, Kleo Doko, Sherif Isaj. Këta persona shpërndanin kanabis në disa zonë të qytetit të Beratit si dhe në Kuçovë. Po ashtu janë sekuestruar 3 armë të ftohta, doza kanabisi si dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë: 

Goditet një grup kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë, ndërsa në pranga janë vënë 4 pjesëtarë të tij. Policia bën me dije se si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vëzhgimi”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit J. K., 23 vjeç, Gj. B., 26 vjeç dhe K. D. 18 vjeç, të tre banues në Kuçovë, si dhe shtetasi Sh. I., 19 vjeç, banues në Berat.

Nga provat e siguruara nga ky operacion, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se vepronin në kuadrin e një grupi kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë. Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e këtyre shtetasve, u gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, 3 armë të ftohta (2 thika dhe 1 përforcues grushti) dhe municion luftarak. Vijojnë veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

jurgen kollçaku gjergji braha kleo doko sherif isaj

Sondazh

Poll