Aktualitet

Gjendet i vdekur një person në dhomën e hotelit në Golem, dyshimet e para

Policia e Shtetit bën me dije se vdekja e turistit dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e një arresti kardiak.

5 Qershor 2023, 12:33 Nga k.m.
Gjendet i vdekur një person në dhomën e hotelit në Golem,
Foto ilustruese

DURRËS- Një turist polak i moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një hotel në zonën e Golemit, në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, Policia e Shtetit bën me dije se vdekja e turistit dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e një arresti kardiak. Megjithatë grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

- F. H., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;

- Xh. K., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin I. B., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin B. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
---
Më datë 04.06.2023, rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën e një hoteli, ka ndrruar jetë shtetasi polak T. Z., 70 vjeç, i cili ishte i akomoduar pranë këtij hoteli. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e shtetit

Sondazh

Poll