Aktualitet

Fletët e votimit me shenja u numëruan "pro" kandidatit të PS, KAS hap kutitë e Belshit: Do të rinumërohen nesër

Vendimi u mor pas kërkesës së dy anëtareve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, ndërsa anëtarët e tjerë të KAS ishin të mendimit se provat e sjella nga përfaqësuesit ligjor të Bashkë Fitojmë ishin jo të rregullta.

5 Qershor 2023, 11:45 Nga k.m.
Fletët e votimit me shenja u numëruan "pro" kandidatit
KAS

TIRANË- Nesër në orën 13.30 do të nisë rinumërimi i votave të hedhura për zgjedhjet lokale të 14 majit, në votimet për kreun e Bashkisë. Vendimi është marrë nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Vendimi u mor pas kërkesës së dy anëtareve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, ndërsa anëtarët e tjerë të KAS ishin të mendimit se provat e sjella nga përfaqësuesit ligjor të Bashkë Fitojmë ishin jo të rregullta. Por sipas përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, rreth 60 fletë votimi rezultojnë se janë konsideruar të vlefshme, por kanë pasur shënime mbi to, megjthatë janë numëruar si vota për Partinë Socialiste.

“KAS, pasi u tërhoq për vendim, me shumicë votash vendosi rrëzimin e anskuesit të subjektit zgjedhor, të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në lidhje me kqyrjen e provave që janë të gjithë fletët e votimit, të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet për Bashkinë Belsh. Megjithatë, meqënëse kërkesa e subjektit ankimues, ishte bërë në bazë të nenit 136, pika 1, shkronja C e Kodit Zgjedhor, dy anëtarë të KAS, unë dhe Elvis Çefa, i kërkojmë KQZ-së të paraqesë në cilësinë e provës, të gjitha kutitë e votimit për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 14 maj për Bashkinë Belsh dhe të gjithë kutitë e votimit që kanë të bëjnë me kryetarin e bashkisë. Seanca për shqyrtimin e këtyre provave do të lihet nesër, 6 qershor, ora 13:30,″- u shpreh Ledio Braho.

Për vendimin, si provë është marrë edhe një video, e cila tregonte se në një kuti ka dy fletë votimi më shumë sesa duhet të kishte. Bashkia e Belshit u fitua nga socialisti Arif Tafani, i cili ka siguruar mandatin e radhës në krye të qytetit të Belshit me një diferencë shumë të ngushtë prej vetëm 120 votash ndaj kundërshtarit të koalicionit “Bashke Fitojme”, Bedri Qypi.

kas belsh zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll