Aktualitet

Merr flakë lokali gjatë natës në Spitallë, nuk ka të lënduar

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe ka përfshirë të gjitha ambientet e tij.

5 Qershor 2023, 10:31 Nga I.A
Merr flakë lokali gjatë natës në Spitallë, nuk ka
Foto ilustruese

DURRËS- Një bar-restorant ka marrë flakë gjatë natës në zonën e Spitallës në Durrës. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe ka përfshirë të gjitha ambientet e tij.

Duke qenë se zjarri ra natën, bar-restoranti ishte i mbyllur dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta. Ende nuk dihet se kush është shkaku i rënies së zjarrit, por mendohet për një difekt në rrjetin elektrik.

merr flake lokali ne spitalle

Sondazh

Poll