Bota

Helmohen rreth 80 nxënëse të një shkolle fillore në Afganistan

Mendohet të jetë hera e parë që ndodh ky lloj sulmi që kur talebanët erdhën në pushtet në gusht 2021 dhe filluan goditjen e tyre ndaj të drejtave dhe lirive të grave dhe vajzave afgane.

5 Qershor 2023, 11:56 Nga f.i
Helmohen rreth 80 nxënëse të një shkolle fillore në
foto ilustruese

AFGANISTAN- Rreth 80 vajza u helmuan dhe u shtruan në spital në dy sulme në shkollat fillore në veri të Afganistanit. Sipas një zyrtari lokal mësohet se personi që organizoi helmimin kishte një inat personal, por nuk dha detaje. 

Mësohet se sulmet ndodhën në provincën Sar-e-Pul të shtunën dhe të dielën, raporton The Guardian.

Mendohet të jetë hera e parë që ndodh ky lloj sulmi që kur talebanët erdhën në pushtet në gusht 2021 dhe filluan goditjen e tyre ndaj të drejtave dhe lirive të grave dhe vajzave afgane.

afganistan helmim masiv

Sondazh

Poll