Aktualitet

“Do të të vras”/ Po shpërndante punëtorët nëpër banesa, kanoset me armë zjarri pronari i një lokali në Shijak

Me të marrë telefonatën, Policia e Shtetit ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë, por nuk kanë mundur që të bien në gjurmët e autorit.

5 Qershor 2023, 10:01 Nga k.m.
“Do të të vras”/ Po shpërndante punëtorët
Foto ilustruese

SHIJAK- Një ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Shijak. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:10, 34-vjeçari Haxhi Aliu nga Maminasi, ka njoftuar Policinë e Shtetit se në afërsi të liqenit të Rubjekës, një person me armë zjarri i ka dalë para. Teksa po shpërndante në banesa personelin që punonte në lokalin e tij, një person i paidentifikuar e ka kërcënuar me armë zjarri. Me të marrë telefonatën, Policia e Shtetit ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë, por nuk kanë mundur që të bien në gjurmët e autorit. Lidhur me ngjarjen është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:10, shtetasi H. A., 34 vjeç, banues në Maminas, Shijak, ka njoftuar Policinë se në Rubjekë, Shijak, në afërsi të liqenit të Rubjekës, ndërkohë që lëvizte me automjet, për të shpërndarë në banesa, personelin që punonte në lokalin e tij, një shtetas ende i paidentifikuar e kishte kanosur me armë zjarri. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë. Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

shijak haxhi aliu

Sondazh

Poll