Politike

Komisioni Evropian përshëndet vendimin e Shqipërisë për regjimin e vizave ndaj rusëve: Është i rëndësishëm

Ndërkohë që KE-thekson se këto vendime janë të rëndësishme për reduktimin e ardhjeve të parregullta drejt vendeve të BE-së. 

5 Qershor 2023, 09:28 Nga I.A
Komisioni Evropian përshëndet vendimin e Shqipërisë për
KE

BRUKSEL- Komisioni Evropian ka mirëpritur vendimin e Shqipërisë për të mos rinovuar përjashtimin sezonal të vizave për shtetasit rusë. Në raportin e KE-së, thuhet se ky vendim është thelbësor në rrugën e vendit tonë drejt BE-së. Po ashtu përveç rusëve, Shqipëria nuk ka rinivuar vozat as për qytetarët nga Egjipti apo India. Ndërkohë që KE-thekson se këto vendime janë të rëndësishme për reduktimin e ardhjeve të parregullta drejt vendeve të BE-së. 

"Komisioni mirëpret gjithashtu vendimin e marrë nga Shqipëria për të mos rinovuar përjashtimin sezonal të vizave për shtetasit e Egjiptit, Indisë dhe Rusisë, si dhe vendimin e Maqedonisë së Veriut për të rifutur një kërkesë për vizë për shtetasit e Botsvanës, Kubës dhe Azerbajxhanit. Këto vendime janë të rëndësishme dhe mirëpresin hapa drejt objektivit të reduktimit të ardhjeve të parregullta në BE përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor, megjithëse sfida të rëndësishme mbeten," thuhet në raport.

Komisioni Evropian përshëndet vendimin e Shqipërisë për
Pjese nga raporti

Raporti vëren gjithashtu se në vitin 2022, kërkesa për azil me norma njohjeje që variojnë nga 4 për qind në 6 për qind u depozituan në BE nga shtetas të vendeve të ndryshme pa viza si Kolumbia (43 mijë e 20), Gjeorgjia (28 mijë e 385 aplikantë), Shqipëria (13 mijë e 100 aplikantë) dhe Peruja (12 mijë e 845 aplikantë).

ke

Sondazh

Poll