Aktualitet

E kishte parkuar poshtë pallatit në Shëngjin/ I thyhen xhamat makinës anëtares së këshillit Bashkiak Shkodër, Alida Haxhisë

Mjeti, i vendosur gjatë natës poshtë pallatit në të cilin banon Haxhia është dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar.

5 Qershor 2023, 09:13 Nga k.m.
E kishte parkuar poshtë pallatit në Shëngjin/ I thyhen xhamat
Mjeti i dëmtuar

LEZHË- Automjeti i anëtares së Partisë Demokratike të Këshillit Bashkiak të qytetit të Shkodrës, Alida Haxhia, është thyer gjatë natës në Shëngjin të Lezhës. Mjeti, i vendosur gjatë natës poshtë pallatit në të cilin banon Haxhia është dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar. Këta të fundit kanë thyer xhamat për të përcjellë një mesazh tek pronarja e mjetit, e cila menjëherë sapo ka konstatuar dëmin ka telefonuar Policinë e Shtetit.

Në një prononcim për mediat, Haxhia tha se nuk ka konflikt me askënd dhe nuk e di kush e ka bërë, ndërsa edhe u ankua se Policia e Lezhës ka ardhur pas dy orësh në vendin e ngjarjes.

“Kam një biznes privat në qytetin e Shkodrës, gjithashtu operoj edhe në pjesën e politikës shkodrane. Mbrëmë rreth orës 10 të darkës, kam parkuar makinën time me targa të huaja dhe sot në mëngjes pashë makinën time të masakruar nuk e di nga kush persona. Një dyshim timin personal e kam.

Nuk e di ca ka ndodhur, problemi ka qenë gjatë periudhës së natës dhe asnjë person s’më ka lajmëruar se ca ka ndodhur. Policia pas dy orëve ka ardhur në vendngjarje. S’kam asnjë konflikt. Kërkoj që Policia e shtetit të marrë masa. Problemi imi vetëm është që gatishmëria e Policisë së Lezhës ishte katasrofike, zero përballë kërkesës së qytetarit,”- tha Haxhia.

Po ashtu, deri më tani Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, por raportohet se ka nisur hetimin për ngjarjen për të zbuluar autorët.

alida haxhia demtohet mjeti i alida haxhise

Sondazh

Poll