Bota

Ekuadori nuk gjen qetësi as gjatë natës/ 5 të vdekur dhe 8 të plagosur në një sulm të armatosur në qytetin e Guayaquil

Të shtënat filluan brenda një shtëpie në Guayaquil, një nga qytetet ekuadoriane të rrënuar nga krimi i organizuar.

5 Qershor 2023, 09:37 Nga k.m.
Ekuadori nuk gjen qetësi as gjatë natës/ 5 të vdekur dhe 8
Foto ilustruese

EKUADOR- Përplasje me bandave kriminale në Ekuador.

“Kemi pesë të vdekur dhe tetë të plagosur”, tha drejtori i policisë Fabri Modalvo në një konferencë për shtyp, ndërsa theksoi se mes viktima ka edhe një efektiv policie. 

Të shtënat filluan brenda një shtëpie në Guayaquil, një nga qytetet ekuadoriane të rrënuar nga krimi i organizuar.

Sipas dëshmitarëve okularë, tre burra që mbërritën me një motoçikletë në lagjen Isla Trinitaria, në pjesën jugore të qytetit, hynë në një shtëpi ku “qëlluan disa herë”.

Ekuadori – i cili kufizohet me Kolumbinë dhe Perunë, vendet më të mëdha të prodhimit të kokainës në botë – po përjeton përshkallëzimin më të keq të dhunës në historinë e tij moderne. Krimi i lidhur me drogën rezultoi në vrasje pothuajse dyfishuar në vitin 2022 krahasuar me 2021, nga 14 në 25 për 100,000 banorë.

Më 25 maj, 6 persona u vranë dhe po aq u plagosën kur persona të armatosur hapën zjarr brenda një restoranti në qytetin turistik të Montañita.

Autoritetet ia atribuojnë rritjen e dhunës betejave të bandave për kontrollin e bregdetit të Paqësorit, një qendër strategjike për trafikun e drogës në SHBA dhe Evropë.

ekuador

Sondazh

Poll