Bota

"Jemi gati të luftojmë terroristët", komandanti çeçen Ramzan Kadyrov: Numri i ushtarëve tejkalon 70,000 njerëz

Sipas tij, për të eleminuar grupet bandite në territorin rus, pa pasoja për civilët dhe infrastrukturën, nevojiten aftësi dhe përgatitje të veçanta. 

5 Qershor 2023, 09:06 Nga f.i
"Jemi gati të luftojmë terroristët", komandanti
Ramzan Kadyrov

RUSI- Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, deklaroi se ushtria çeçene mund të luftojë kundër terroristëve që herë pas here tentojnë të depërtojnë në rajonin e Belgorodit, duke shtuar se ai pret një urdhër të tillë. Mediat e huaja raportojnë se sipas tij, për të eleminuar grupet bandite në territorin rus, pa pasoja për civilët dhe infrastrukturën, nevojiten aftësi dhe përgatitje të veçanta. 

Kadyrov kujtoi se numri i luftëtarëve çeçenë në batalionet dhe regjimentet e strukturave të sigurisë ushtarake tejkalon 70,000 njerëz.

"Janë tre ushtri të tëra. Të gjitha skuadrat janë trajnuar në Universitetin Rus për Forcat Speciale. Ata janë të pajisur me teknologjinë më të fundit, kanë armë të besueshme dhe janë të gatshëm të përmbushin çdo urdhër të komandantit suprem për të mbrojtur shtetin dhe qytetarët. Kjo do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer. Prandaj jemi gati dhe presim urdhrin," – tha Kadyrov.

ramzan kadyrov ushtaret cecen

Sondazh

Poll