Sport

Benzema pritet të udhëtojë drejt Arabisë Saudite për të nënshkruar me Al Ittihad...

Karim Benzema pritet të udhëtojë javën e ardhshme për të zgjidhur detajet përfundimtare të kontrastës dhe për të nënshkruar me kampionët Al Ittihad.

4 Qershor 2023, 14:31 Nga DOSJA

Benzema pritet të udhëtojë drejt Arabisë Saudite për

ARABIA SAUDITE - Do të kthejë një faqe në karrierën e tij Karim Benzema, i cili tashmë ka bërë hapin e parë për t'u larguar nga Reali si lojtar i lirë, me skuadrën që e ka bërë të ditur mesditën e së dielës.

Ish-lideri i “merengëve” ka gjetur stacionin e radhës në karrierë dhe ai është ekipi kampion i Al Ittihad, në Arabinë Saudite.

Sipas Fabrizio Romano, udhëtimi i sulmuesit francez në vendin e Lindjes së Mesme pritet javën e ardhshme për të zgjidhur detajet përfundimtare dhe për të nënshkruar.

Al Ittihad i ofron atij 200.000.000 euro për dy vjet për të qenë rivali i Cristiano Ronaldos te Al Nassr.

Benzema pritet të udhëtojë drejt Arabisë Saudite për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll