Bota

Osmani në ceremoninë e Erdoganit: Biseduam për rëndësinë e bashkëpunimit

Osmani ka njoftuar se gjatë takimit ka folur për vazhdimësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe për sigurinë e përbashkët.

4 Qershor 2023, 11:38 Nga f.i
Osmani në ceremoninë e Erdoganit: Biseduam për
Rexhep Tajip Erdogan dhe Vjosa Osmani

TURQI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tajip Erdogan i cili fitoi mandatin e tretë presidencial.

Osmani me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë takimit ka folur për vazhdimësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe për sigurinë e përbashkët.

“Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona. Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët”, -shkruan Osmani në Facebook.

rexhep tajip erdogan vjosa osmani

Sondazh

Poll