Bota

Sveçla: Tensionet në veri të organizuar nga Serbia, inspiruar nga Rusia

4 Qershor 2023, 10:47 Nga f.i
Sveçla: Tensionet në veri të organizuar nga Serbia, inspiruar
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se trazirat në veri të Kosovës janë organizuar nga Serbia, e frymëzuar nga Rusia.

“Simboli ‘Z’, fanella me simbole të Wagnerit, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Të organizuar nga Serbia, inspiruar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviçi e model Putini. Përpjekjet për të destabilizuar shtetin tonë nuk do të kalojnë. Serbia e Rusia nuk kalojnë”,- ka shkruar ai në një postim në Twitter.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll