Bota

Escobar: Kurti të tërheqë policinë, të nisë punën për Asociacionin

Escobar ka thënë se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës, kanë hasur në rezistencë.

4 Qershor 2023, 10:06 Nga f.i
Escobar: Kurti të tërheqë policinë, të nisë
Escobar

KOSOVË- I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka dhënë një intervistë për BBC. Escobar ka thënë se Kurti duhet të tërheqë policinë nga objektet komunale dhe të fillojë punën për themelimin e Asociacionit.

'Kurti duhet të tërheqë policinë nga objektet komunale, dhe urgjentisht, urgjentisht të fillojë punën për punën e Asociacionit. Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga lokacione alternative. 

Escobar ka thënë se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës, kanë hasur në rezistencë.

“Nuk ka pasur nevojë që të shkohet në ato ndërtesa. Ato nuk e kanë ndonjë vlerë reale. Ato janë kryesisht të thata tani. Kurti na ka siguruar që ata kryetarë do të ushtrojnë vetëm autoritetet administrativ, për të kryer shërbime bazike komunale”,-tha Escobar.

Escobar ka përsëritur se duhet të thyhet cikli i dhunës dhe se të dyja palët, si Kosova, ashtu edhe Serbia, kanë përgjegjësi për të vepruar në atë drejtim. Kujtojmë se Escobar, bashkë me të dërguarin europian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, më 5 dhe 6 qershor.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll