Bota

Kurti për BBC: Kryetarët e komunave janë në zyrat e tyre, s’kanë pse largohen!

I pyetur rreth mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, Kurti u shpreh se është i gatshëm të dëgjojë propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi të vendoset sundimi i ligjit në vend.

4 Qershor 2023, 10:21 Nga f.i
Kurti për BBC: Kryetarët e komunave janë në zyrat e tyre,
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtik ka dhënë një intervistë për BCC, ku ka folur për tensionet në veri të Kosovës. Kurti thotë se kryetarët e komunave janë në godinat dhe zyrat e tyre dhe nuk do të largohen nga aty.

“Në këto tri komuna ne kemi tri objekte komunale dhe nëse jo kryetarët, kush duhet të jetë aty. Dhe nëse këto komuna nuk janë për kryetarët, për kënd janë? Kryetarët janë në zyrat e tyre, kështu duhet të jetë dhe të qëndrojë. Ata janë struktura ilegale të ndikuara nga Beogradi që duan ta destabilizojnë vendin tonë. Ne duam republikë demokratike, dhe në këto objektet ne mund ta zbusim numrin e policisë, por së pari bandat që kanë sulmuar gazetarët, policinë dhe KFOR-it duhet të shkojnë në Serbi ose në burg”, tha Kurti.

I pyetur rreth mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, Kurti u shpreh se është i gatshëm të dëgjojë propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi të vendoset sundimi i ligjit në vend.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll