Bota

E RËNDË në Itali/ Autobusi përplaset me 5 makina, humb jetën një person dhe plagosen 14 të tjerë

Mësohet se autobusi me 38 turistë pasagjerë ka dalë nga rruga, pasi dy mjete që udhëtonin para tij janë përplasur, dhe shoferi i autobusit ka tentuar të devijojë.

4 Qershor 2023, 11:14 Nga f.i
E RËNDË në Itali/ Autobusi përplaset me 5 makina, humb
pamje nga aksidenti

ITALI- Një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhi rreth orës 04:00 në autostradën Napoli-Canosa, në zonën e Avellino-s, në drejtim të Napolit, raportojnë mediat e huaja. 

Mësohet se autobusi me 38 turistë pasagjerë ka dalë nga rruga, pasi dy mjete që udhëtonin para tij janë përplasur, dhe shoferi i autobusit ka tentuar të devijojë. Tre makina të tjera, të cilat po ndiqnin autobusin, përfunduan duke goditur makinat e ndaluara në mes të rrugës.

“Të gjithë pasagjerët ishin në gjumë. Ajo që na zgjoi ishte frenimi i fortë dhe më pas përplasja kur u përplasëm me makina para se të përfundonim në shkëmb”,- tha një nga pasagjerët e autobusit.

Si pasojë autobusi ka përfunduar në një shkëmb. Autoritetet ndodhen në vendngjarje, ndërsa të plagosurit janë u transportuan nëspitale të Avellino, Benevento dhe Ariano Irpino.

 

aksident ne itali

Sondazh

Poll