Bota

Aksidenti me trenat në Indi, Narenda Modi zotohet: Të gjithë shkaktarët do marrin dënimet më të rrepta

Të paktën 288 njerëz u vranë dhe më shumë se 800 u plagosën në incidentin e së premtes në shtetin Odisha, ku përfshiheshin dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.

4 Qershor 2023, 09:52 Nga I.A
Aksidenti me trenat në Indi, Narenda Modi zotohet: Të gjithë
Trenat

INDI- Personat e shpallur fajtorë për një aksident vdekjeprurës hekurudhor në Indinë lindore do të "dënohen rreptësisht", ka thënë kryeministri i vendit Narendra Modi. Të paktën 288 njerëz u vranë dhe më shumë se 800 u plagosën në incidentin e së premtes në shtetin Odisha, ku përfshiheshin dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.

Përpjekjet e shpëtimit kanë përfunduar, me zyrtarët që thonë se të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë.
Modi ka vizituar vendin e ngjarjes, duke e cilësuar incidentin si një "të dhimbshëm". Ai takoi gjithashtu viktimat e fatkeqësisë në spital dhe u zotua se qeveria e tij nuk do të linte asnjë gur pa lëvizur për trajtimin e të plagosurve.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave në distriktin Balasore, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë hekurudhor i Indisë në këtë shekull. Një hetim i plotë është nisur, por një raport preliminar tregon se aksidenti ishte rezultat i dështimit të sinjalit, tha KS Anand, zyrtari kryesor për marrëdhënie me publikun në Hekurudhën Juglindore. Rreth 2,000 pasagjerë mendohet se kanë qenë në bordin e dy trenave të pasagjerëve të përfshirë.

narendra modi

Sondazh

Poll