Bota

Tensionet në veri, Policia: Serbët sulmuan një gazetare dhe një makinë patrulle

Ndërsa, rasti në Zveçan ka ndodhur rreth orës 15:00.

4 Qershor 2023, 09:35 Nga I.A
Tensionet në veri, Policia: Serbët sulmuan një gazetare dhe
Polica e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e shtunë në veri është sulmuar një gazetare si dhe është sulmuar një makinë e Policisë. Policia bën të ditur se rastet kanë ndodhur në Leposaviq dhe Zveçan. Ndërsa, rasti në Zveçan ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Soqanicë, Leposaviq 03.06.2023 – 02:40. Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente. Ankuesja femër kosovare gazetare ka informuar se gjatë përcjelljes së protestës është sulmuar fizikisht nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll