Sport

Orges Shehi III, trajneri durrsak nuk e "tradhëton" Tiranën, provon sërish!...

Tekniku durrsak refuzoi kërkesat e Vllaznisë dhe të Shkëndijës së Tetovës për të vazhduar rrugëtimin e tij edhe për një sezon të ri

3 Qershor 2023, 22:09 Nga DOSJA
Orges Shehi III, trajneri durrsak nuk e "tradhëton" Tiranën,

TIRANE - Orges Shehi fillon epokën e tij të tretë si trajner i Tiranës.

Pas një sezoni të mbyllur mes turbullirash, por siç komentohet në ambientin bardheblu, se janë ata fituesit moral të këtij edicioni pavarësisht ngjarjeve të fundit, presidenca bardheblu ka i ka kërkuar trajnerit durrsak të mbetet pjesë e klubit kryeqytetas.

Ata kanë kërkuar për të vazhduar një projekt të nisur dy edicione më parë dhe të konkretizuar me vende të para dhe të dyta, duke mbajtur një ecuri shumë pozitive për ekipin më të titutulluar në vend.

Ishin të shumta kërkesat për trajnerin bardheblu, si nga skuadra shkodrane e Vllaznisë, ashtu edhe skuadra të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, ku skuadra shqiptare e Shkëndijës ishte e gatshme të plotësonte çdo kërkesë, ashtu si edhe ajo shkodrane ndaj trajnerit Orges Shehi.

Megjithatë në momentin e fundit, apo më mire, dreka e fundit në Durrës, rezultoi se ishte dreka e parë e edicionit të tretë e bashkëpunimit të Orges Shehit me familjen bardheblu të Tiranës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll