Sport

Marco Asensio zyrtarisht lojtar i lirë, Real Madridi e falenderon...

Marco Asensio është liruar zyrtarisht nga Real Madridi, duke u falënderuar për kontributin e tij në skuadrën.

3 Qershor 2023, 19:29 Nga DOSJA

Marco Asensio zyrtarisht lojtar i lirë, Real Madridi e falenderon...

SPANJE - Marco Asensio është ndarë me të kaluarën nga Real Madridi. Në një deklaratë, kampionët spanjolë të Europës, e falënderojnë mesfushorin për kontributin e tij në ekip.

Anësori 27-vjeçar i djathtë, u ble nga Mallorca në verën e vitit 2015 dhe, me përjashtim të një huazimi njëvjeçar në Espanyol në sezonin (2015/16), ka qenë i rregullt për ‘Merengues’. Asensio festoi ndër të tjera fitimin e tre kampionateve dhe tre Champions League me skuadrën madrilène, “los blancos”.

Asensio, me gjasa do të kalojë te Paris Saint-Germain përpara verës. Këtë vit ai bëri 50 ndeshje në të gjitha garat, por me kohë të kufizuar dhe për këtë arsye donte të largohej nga Real Madridi për të nisur një aventurë të re.

Marco Asensio zyrtarisht lojtar i lirë, Real Madridi e falenderon...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll