Sport

Mesfushori Klaus Gjasula do t'i mungojë Kombëtares për ndeshjet ndaj Moldavisë & Ishujt Faroe për shkak dëmtimi…

Pas daljes së rezultateve të analizave dhe konsultave, stafi mjekësor ka konkluduar se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë

3 Qershor 2023, 16:38 Nga DOSJA
Mesfushori Klaus Gjasula do t'i mungojë Kombëtares për

TIRANE - Mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren dhe do të mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.

Departamenti i komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pësuar një dëmtim fizik dhe i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares.

Pas daljes së rezultateve dhe konsultave, stafi mjekësor ka konkluduar se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë dhe lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstad.

Stafi teknik i Kombëtares ka komunikuar me mesfushorin dhe i ka uruar atij shërim të shpejtë në mënyrë që ai të rikthehet sa më parë në fushën e lojës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll