Sport

Milani do të përshëndesë Ibrahimovic, ceremoni në “San Siro” pas Veronës...

Suedezi, i cili nuk do të mund të dalë në fushë për shkak të dëmtimit, do të largohet nga kuqezinjtë.

3 Qershor 2023, 20:24 Nga DOSJA

Milani do të përshëndesë Ibrahimovic, ceremoni në

ITALI - Do të ketë një përshëndetje mes Milanit dhe Zlatan Ibrahimovic, kontrata e të cilit nuk do të rinovohet në fund të sezonit. 

Mbrëmjen e së dielës, në fund të ndeshjes së fundit, të planifikuar për në 21:00 në “San Siro” kundër Veronas, kuqezinjtë do të përshëndesin sulmuesin suedez me një ceremoni të shkurtër, që do të përfshijë të gjithë stadiumin. 

Kështu “Djalli” synon të falënderojë Ibrën për këto vite të mrekullueshme të jetuara së bashku. Zlatan luajti gjithsej 6 sezone për Milanin, të ndarë në dy grupe: i pari nga 2010 deri në 2012, i dyti nga janari 2020 deri në qershor 2023, për një total prej 163 ndeshjesh, ku shënoi dhe 93 gola. Në këtë hark, sulmuesi suedez fitoi edhe dy ‘Scudetto’ dhe një Superkupë italiane.

Milani do të përshëndesë Ibrahimovic, ceremoni në

Aventurës me Milanin i ka ardhur fundi, por në moshën 41-vjeçare Ibra ende dëshiron të vazhdojë të luajë futboll. “Jam mirë dhe nuk mendoj se do të ndalem, nuk jam nga ata që heq dorë”,- janë fjalët e tij për “Gazzetta dello Sport”. 

Suedezi gjithashtu mund të qëndrojë në Itali dhe as të mos lëvizë nga Milano: në fakt, opsioni Monza mbetet i gjallë, me Berlusconin dhe Gallianin sponsorët e tij të mëdhenj. 

“Galliani më merr në telefon çdo ditë prej tre vitesh dhe gjithmonë më thotë që Monza është e bukur, se ka një natyrë të bukur dhe se kontrata është tashmë në tavolinë”, ka zbuluar Ibra, i cili nga e hëna mund t'i përgjigjet “Po” edhe miqësisë së gjatë me ish-drejtorit menaxhues të Milanit, njeriu që e donte fort te kuqezinjtë.

Milani do të përshëndesë Ibrahimovic, ceremoni në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll