Sport

Legjenda Devid Beckham në delir pas golit të barazimit të Fernandes nga penalltia...

David Beckham nuk e fshehu gëzimin dhe emocionin e tij kur Manchester United barazoi 1-1 kundër Cityt në finalen e FA Cup.

3 Qershor 2023, 17:16 Nga DOSJA

Legjenda Devid Beckham në delir pas golit të barazimit të

ANGLI - David Beckham nuk do të mungonte në finalen e FA Cup mes Manchester City dhe Manchester United.

Në fakt, kamera televizive kanë kapur legjendën e “Djajve të Kuq”, i cili ndodhej në stadiumin zyrtar të Wembley, duke festuar furishëm golin e Bruno Fernandes për barazimin 1-1 ndaj “Qytetarëve”. Ishte minuta e 33-të.

Më herët, vetëm pas 14 sekondash lojë, Gundogan gjuajti fluturimthi dhe e befasoi portierin De Gea. Topi përfundon në rrjetë dhe 1-0 për Cityn.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll