Bota

Situata në veri/ OSBE propozon 9 hapa për shtensionimin e situatës: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

Si hap të pestë propozojnë që kryetarët e rinj të japin dorëheqje në verën e këtij viti për të hapur rrugën për zgjedhje të reja komunale.

3 Qershor 2023, 16:46 Nga a.l
Situata në veri/ OSBE propozon 9 hapa për shtensionimin e
Bujar Osmani

KOSOVË- Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me presidencën e OSBE-së, Bujar Osmani ka bërë të ditur nëntë hapat e këtij institucioni për atë se si duhet të shtensionet situata në veri të Kosovës, kthimin e serbëve dhe për pjesëmarrjen e tyre në procese demokratike. 

Hap i parë është që Kosova dhe Serbia të riafirmojnë përkushtimin e tyre për marrëveshjen e Ohrit dhe për aneksin e implementimit. Largimi i policisë speciale të Kosovës nga komunat në veri dhe reduktimi i forcave serbe është hapi i dytë sipas OSBE-së.

Në hapin e tretë thonë se sigurinë në terren duhet ta marrin në dorë policia e rregullt me asistencën e KFOR-it dhe EULEX-it.  Si hap i katërt është anulimi i protestave, the kthimi në normalitet i shërbimeve komunale.

“Jeta normale fillon, garantohet akçes për punëtorët e komunave”, thuhet në hapin e katërt.

Si hap të pestë propozojnë që kryetarët e rinj të japin dorëheqje në verën e këtij viti për të hapur rrugën për zgjedhje të reja komunale.

Hapi i gjashtë, sipas OSBE-së është që zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të bëhen në këtë vit, me përkrahjen e OSBE-së për procesin elektoral e që do të rris besueshmërinë në radhët e komuniteteve. 

OSBE në hapin e tetë thotë se do të merret me rininë përmes programeve për pajtim dhe në  hapin e fundit thonë se OSBE mbështet implementimin në mirëbesim të marrëveshjeve që janë arritur dhe rinisjen e një dialogu kuptimplotë. 

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

bujar osmani osbe

Sondazh

Poll