Bota

Mairin Hughes, feston sot 109 vjetorin/ Tregon sekretin e jetëgjatësisë, MESAZHI ndaj të rinjve

Ajo punoi si kimiste në laboratorin mjekësor të universitetit derisa, në vitet 1950, u transferua me burrin e saj në Dublin, ku vazhdoi karrierën e saj të mësimdhënies.

3 Qershor 2023, 15:21 Nga a.l
Mairin Hughes, feston sot 109 vjetorin/ Tregon sekretin e
Mairin Hughes

Mairin Hughes, gruaja më e vjetër e Irlandës, mbushi sot 109 vjeç dhe fatmirësisht gëzon shëndet mjaft të mirë. Me këtë rast, ajo ndau me gazetarët sekretin e saj të jetëgjatësisë: “Mos e humbni kohën kot dhe jetoni jetën tuaj në maksimum”.
Ajo ende praktikon hobit e saj, leximi i gazetave dhe romaneve, zgjidhja e fjalëkryqeve, dëgjimi i muzikës dhe luajtja e Scrabble.

Hughes lindi më 22 maj 1914, në Belfast, dy javë para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe një nga kujtimet e saj më të hershme është kur nëna e saj kujdesej për pacientët në pandeminë e gripit të vitit 1918. Ajo u rrit në Dublin dhe Killarney dhe studioi në Universitetin Cork – një zgjedhje pioniere për gratë e kohës së saj. Ajo punoi si kimiste në laboratorin mjekësor të universitetit derisa, në vitet 1950, u transferua me burrin e saj në Dublin, ku vazhdoi karrierën e saj të mësimdhënies, shkruajnë mediat e huaja. 

Personi më i vjetër i gjallë në botë është María Branyas Morera nga Spanja, 116 vjeç, por ne nuk do të habiteshim nëse Máirín do ta thyente këtë rekord. 

mairin hughes

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2023, 14:35 a.l

Erdogan betohet si president i Turqisë

Rexhep Taip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është betuar si kreu i shtetit pasi fitoi një balotazh historik për t&...