Bota

Ambasadori francez: Macron, Scholz e Borell kanë treguar qartë kushtet për daljen nga kriza në Veri

Ambasadori francez shton se presidenti Macron, kancelari Scholz dhe Borell qartazi kanë treguar kushtet për të dalë nga kriza dhe thotë se për këtë e kanë mbështetjen e gjithë BE-së. 

3 Qershor 2023, 15:18 Nga a.l
Ambasadori francez: Macron, Scholz e Borell kanë treguar qartë kushtet
Olivier Guerot

KOSOVË- Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas deklaratës së Josep Borell lidhur me situatën në veri të Republikës së Kosovës dhe për kushtet që Brukseli kërkon nga Kosova dhe Serbia për de-eskalim të situatës. Përmes një postimi në Twitter, Guerot thotë se qëndrimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në emër të 27 shteteve është shumë i qartë. Ambasadori francez shton se presidenti Macron, kancelari Scholz dhe Borell qartazi kanë treguar kushtet për të dalë nga kriza dhe thotë se për këtë e kanë mbështetjen e gjithë BE-së. 

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.  

olivier guerot

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2023, 14:35 a.l

Erdogan betohet si president i Turqisë

Rexhep Taip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është betuar si kreu i shtetit pasi fitoi një balotazh historik për t&...