Bota

ME VIDEO/ Merr flakë termocentrali në Turqi, shkak dyshohet një defekt në sistemin e gazrave

 Zjarri filloi në njësinë e tretë të termocentralit Afsin, një nga më të mëdhenjtë në Turqi.

3 Qershor 2023, 15:52 Nga a.l
ME VIDEO/ Merr flakë termocentrali në Turqi, shkak dyshohet një
Merr flakë termocentrali në Turqi

TURQI- Një termocentral është përfshirë nga flakët në Turqi. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Kahramanmaras, qyteti i cili u godit nga tërmeti i 6 shkurtit. Zjarri filloi në njësinë e tretë të termocentralit Afsin, një nga më të mëdhenjtë në Turqi.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i ngjarjes mund të jetë bërë një defekt në sistemin e gazrave të shkarkimit dhe njësisë së ftohjes së objektit. 

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por kanë arritur të vënë situatën nën kontroll pas një ore.

turqi

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2023, 14:35 a.l

Erdogan betohet si president i Turqisë

Rexhep Taip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është betuar si kreu i shtetit pasi fitoi një balotazh historik për t&...