Bota

Mediat lokale në Veri: Para objektit të Komunës në Zubin Potok nuk ka më protestues

Duke cituar burimet e tyre në terren, Kontakt Plus shkruan se rreth orës 11:00 është thënë se s’ka qytetarë serbë.

3 Qershor 2023, 15:42 Nga a.l
Mediat lokale në Veri: Para objektit të Komunës në Zubin
Zubin Potok

KOSOVË- Mediumi lokal “Kontakt Plus Mitrovica” raporton se para ndërtesës së Komunës në Zubin Potok nuk ka serbë lokalë që po protestojnë. Duke cituar burimet e tyre në terren, Kontakt Plus shkruan se rreth orës 11:00 është thënë se s’ka qytetarë serbë.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare nëse ka përfunduar protesta e qytetarëve në Zubin Potok”, shkruan “Kontakt Plus Mitrovica”. 

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2023, 14:35 a.l

Erdogan betohet si president i Turqisë

Rexhep Taip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është betuar si kreu i shtetit pasi fitoi një balotazh historik për t&...