Bota

'Do të ketë protesta kundër qeverisë në Serbi'/ Paralajmërimi i analistes amerikane: Vuçiç nuk e pranon që miliona serbë nuk e duan

Stradner gjithashtu shprehet se Vuçiçi është kthyer në objekt talljeje në Serbi.

3 Qershor 2023, 15:06 Nga a.l
'Do të ketë protesta kundër qeverisë në
Ivana Stradner

Analistja amerikane Ivana Stradner ka reaguar mbi protestat e fundit në veri të Kosovës dhe qëndrimin e serbëve ndaj presidentit të tyre. Përmes në shkrimi të gjatë në faqen e saj zyrtare në Twitter, Stradner shprehet se presidenti Aleksandër Vuçiç nuk mund të pranojë sa miliona serbë nuk e duan atë. Ndërsa shton se Kremlini pretendon se Perëndimi në Serbi po komploton një revolucion të stilit Maidan.

“Do të ketë protesta masive në Beograd të Serbisë kundër qeverisë. Vuçiç pretendon se sipas shërbimit të inteligjencës nga Lindja pritet një revolucion i ri me ngjyra. Këtë javë qeveria ruse tha se Perëndimi po komploton një revolucion të ri të ‘stilit Maidan’ në Serbi. Egoja e Vuçiçit nuk mund të pranojë që miliona njerëz në Serbi nuk mund ta durojnë atë dhe kjo është një lëvizje bazë”, ka shkruar Stradner.

Stradner gjithashtu shprehet se Vuçiçi është kthyer në objekt talljeje në Serbi.

“Vuçiç në intervista i pëlqen të theksojë se ai është një aktor racional, por ai është shumë i shtyrë nga emocionet që ai nuk mund t’i kontrollojë veçanërisht pakënaqësia dhe urrejtja. Madhështia e tij, pasi ai dëshiron të jetë një Josip Broz Tito i ri, është shpesh objekt talljeje në Serbi. Është shumë qesharake se si serbët gjithashtu tallen me Vuçiçin për sjelljen e tij ndaj Putinit, pasi ky i fundit e ka poshtëruar atë shumë here,” përfundoi Stradner.

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

ivana stradner

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2023, 14:35 a.l

Erdogan betohet si president i Turqisë

Rexhep Taip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është betuar si kreu i shtetit pasi fitoi një balotazh historik për t&...