Aktualitet

Qëlloi me thikë në kokë Sulon, kush është autori? Policia në ndjekje të “Radarit”, peshkatari i dënuar me parë për drogë dhe plagosje

Fatmir Jashari, 52-vjeç, plagosi shtetasit Edmond Sulo, 54-vjeç dhe Spiro Llambri, 62-vjeç

3 Qershor 2023, 15:41 Nga m.s
Qëlloi me thikë në kokë Sulon, kush është autori?
Rajoni i policise Sarande

SARANDË/Policia e Sarandës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personin i cili plagosi me thikë këtë mesditë dy persona në Sarandë. Autori i dyshuar është Fatmir Jashari, 52-vjeç, i cili plagosi shtetasit Edmond Sulo, 54-vjeç dhe Spiro Llambri, 62-vjeç. Të plagosurit, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoi i njohur me pseudonimin “Radari”, i dënuar për “trafik droge”

Mësohet Fatmir Jashari i njohur me pseudonimin “Radari”, me profesion peshkatar, rezulton i arrestuar në vitin 2000 në Korfuz nën drejtimin e një skafi me të cili kryente 'trafik droge', ngjarje për të cilën u dënua me 2 vjet burg. Po ashtu i arrestuar në vitin 2009 nga policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg marijuanë, por u lirua pas disa muajsh. Arrestuar në vitin 2013 në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg marijuanë.

Gjatë kontrollit të banesës se Fatmir Jasharit në 2009, u gjetën 3 armë zjarri automatike tip kallashnikovë, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë.

fatmir jashari sarande plagosje me thike

Sondazh

Poll