Aktualitet

Plagoset me thikë në kokë 54-vjeçari në Sarandë, Policia në kërkim të autorit (EMRI)

54-vjeçari u paraqit në urgjencë me dy plagë të shkaktuara nga mjet prerës, në kokë dhe një poshtë sqetullës.

3 Qershor 2023, 14:15 Nga A.B
Plagoset me thikë në kokë 54-vjeçari në Sarandë,
Policia

SARANDË- Një 54-vjeçar është plagosur në lagjen numër 2 në Sarandë. Bëhet fjalë për Edmond Sulon, 54-vjeçari i cili u paraqit në urgjencë me dy plagë të shkaktuara nga mjet prerës, në kokë dhe një poshtë sqetullës.

Nga të dhënat e para, 54-vjeçari është sulmuar me thikë nga një person, i cili është shpallur në kërkim policor. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

edmond sulo plagosje ne sarande

Sondazh

Poll