Aktualitet

Nis edicioni i 16-të i karnavaleve në Korçë/ FESTË para katedrales, aktivitetet do të vijojnë deri në mbrëmje

Mësohet se në aktivitetet maratonë që janë planifikuar për këtë edicion do të marrin pjesë 30 grupe të ndryshme nga vendi por edhe nga vende të tjera, si Maqedonia e Veriut, Greqia, Bosnja e Hercegovina. 

3 Qershor 2023, 12:06 Nga a.l
Nis edicioni i 16-të i karnavaleve në Korçë/ FESTË
Karnavalet në Korçë

KORÇË- Nis edicioni i 16-të i karnavaleve në qytetin e Korçës. Aktiviteti, i cili përkon edhe me çeljen e sezonit turistik ka nisur prej mëngjesit të sotëm e cila do të vijojë deri në darkë. Mësohet se në aktivitetet maratonë që janë planifikuar për këtë edicion do të marrin pjesë 30 grupe të ndryshme nga vendi por edhe nga vende të tjera, si Maqedonia e Veriut, Greqia, Bosnja e Hercegovina. 

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane, Karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin Shkurt. Në këtë periudhë, karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas viteve ’60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas viteve ’90. 

karnavalet ne korce

Sondazh

Poll