Aktualitet

U gjet i vrarë me armë zjarri në shtëpi, identifikohet 20-vjeçari shqiptar në Itali, autor dyshohet i vëllai

Deri më tani i dyshuari kryesor është vëllai i tij 18 vjeçar.

3 Qershor 2023, 15:12 Nga A.B
U gjet i vrarë me armë zjarri në shtëpi, identifikohet
Policia

ITALI- Identifikohet i riu shqiptar i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në Ponte dell’Olio të Italisë. Bëhet fjalë për Enriko Aliaj. I riu jetonte së bashku me dy prindërit dhe një motër më të vogël. Deri më tani i dyshuari kryesor është vëllai i tij 18 vjeçar.

Mjekët e urgjencës ndërhynë për të shpëtuar jetën e djalit por ishte e pamundur. I riu humbi jetën në ambulancë rrugës për në spital. Kanë qenë mjekët  të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Në momentin kur karabinierët kanë shkuar në banesë, një person që ndodhej atje ka refuzuar t'i hapte derën policisë. Pas disa orëve negociata burri ka pranuar të hapë derën dhe është shoqëruar në paraburgim./Dosja.al

enriko aliaj vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll