Aktualitet

Shqiptari hero në Zvicër, ndihmon të varfërit dhe kujton fëmijërinë e trishtë: Kam shumë borxhe, doja t’i ktheja

8 Tetor 2019, 09:49 Nga DOSJA
Shqiptari hero në Zvicër, ndihmon të varfërit dhe kujton

ZVICËR- Gazeta Blick i ka kushtuar një artikull 24-vjeçarit shqiptar në Zvicër i cili ka ndërmarrë një nisëm për të ndihmuar disa njerëz të varfër, por jo vetëm pasi në artikull gazeta gjermane tregon edhe për të tjera raste ku Ardian Prenaj ka ndihmuar njerëz në nevojë.

Ardiani jetonte në Kantonin e Zyrihut të Zvicrës, dhe pasi ai kishte lexuar në një gazetë një artikull historinë e një gruaje të varfër, e cila kishte nevojë për ushqim ai vendosi ta ndihmonte.

Këtë rast 24-vjeçari shqiptar e ka lexuar në versionin online të gazetës dhe menjëherë ka shprehur dëshirën për ta ndihmuar.

Në artikullim e gazetës zviceriane mësohet që Ardiani nga komentet në rrjetet sociale krahas thirrjes për ndihmë  së njerëzve në nevojë  është shprehur se nuk mund të vendoste se kë të ndihmonte më parë.

“I dëgjova disa rrëfime shumë prekëse dhe nuk mund të vendosja cilin ta ndihmoja më parë”-shprehet ai.

Pas kësaj i riu shqiptar kishte ndihmuar tre persona në nevojë.  Një grua në Sri Lanka, një grua italiane me dy fëmijë e cila nuk kishte me çfarë t’i ushqente, si dhe një tjetër grua të re nga Zyrihu.

Sipas Ardianit  nuk është aspak e çuditshme që edhe në Zvicër, një vend teje i zhvilluar të ketë njeërz njerëz të varfër.

Shqiptari me origjinë nga Kosova  jeton prej vitesh në Zvicër ku tashmë ka edhe një biznes  të tijin, por teksa kujton historinë e tij të fëmijërisë, sesa e varfër ishte familja e tij para se të emigronte në këtë shetet, Ardiani thotë se i kam shumë borxhe Zvicrës.

“Unë nuk jam i pasur dhe punoj për para por të paktën këto dhurata shkojnë te njerëzit që kanë vërtet nevojë”. – shprehet ai.

Burimi: Blick 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian prenaj zvicer ardian prenaj zvicer

Sondazh

Poll