Aktualitet

I dënuar me 15 vite për vrasje/ Arrestohet i rrezikshmi i Shijakut, si tentoi t’i shpëtonte policisë me armë me vete (EMR

8 Tetor 2019, 06:45 Nga DOSJA
I dënuar me 15 vite për vrasje/ Arrestohet i rrezikshmi i Shijakut, si

Tiranë- Në prangat e Policisë së Shijakut ka rënë 40-vjeçari Gentian Balla, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për një vrasje që ka ndodhur më 1997. Sipas policisë 40-vjeçari është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili lëvizte me armë me vete.

Gjatë momentit që Policia ndërhyri për të ndaluar automjetin e tij, 40-vjeçari braktisi mjetin dhe tentoi të largohej me vrap,  duke hedhur edhe armën e zjarrit tip pistoletë në tokë.

Gentian Balla është dënuar me 20 vite burg për një vrasje, por Gjykata e Lartë më 2013 la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, që ai të lirohej me kusht, duke mos vuajtur 5 vitet e fundit të dënimit në qeli.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Magnum 2”.  Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje. Në pranga 40-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Durrës, në vijim të punës së tyre për rritjen e parametrave të sigurisë së komunitetit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me një automjet mbante armë zjarri me vete kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Magnum 2”.

Në kuadër të operacionit, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.

Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.

Shtetasi G. B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40-vjeçari në shijak arrestohet gentian balla arrestohet i rrezikshmi i shijakut arrestohet 40-vjeçari në shijak arrestohet gentian balla arrestohet i rrezikshmi i shijakut

Sondazh

Poll