Aktualitet

Dosja e nxehtë për pronat në Jalë/ Jep dorëheqjen drejtoresha dhe zv/drejtori i Kadastrës në Vlorë

8 Tetor 2019, 08:17 Nga DOSJA
Dosja e nxehtë për pronat në Jalë/ Jep dorëheqjen

Vlorë- Kolaps sërish në Kadastrën e Vlorës. Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen drejtoresha, Elona Hodaj dhe zv/ drejtori Krenar Xhemali. Dosja.al mëson se shkak për këto dorëheqje janë bërë ‘dosjet e nxehta’ për pronat në këtë institucion që kanë sjellë shumë përplasje kohët e fundit.

Sherri për pronën në Jalë

Kadastra e Vlorës është kthyer së fundmi në një burim sherri dhe zonë e ‘minuar’ pasi dy grupe të ndryshme pretendojnë për pronësinë e një pronë në zonën e Jalës.

Është një pronë e madhe e ndërtuar nga një biznesmen i fuqishëm, por kanë ndërtuar dhe disa persona të tjerë. Pronarët e tjerë që kanë këtë ndërtim, kanë fituar me vendim të formës së prerë në Gjykatë, por Kadastra kërkon që ndërtimi i tyre të kufizohet dhe të favorizohet biznesmeni i fuqishëm, duke rrëzuar vendimin e gjykatës.

Pak ditë më parë pati një përplasje mes Elona Hodajt dhe nën-drejtorit të ALUIZN-it, Taulant Canametit, pasi ky i fundit firmosi një dokument duke favorizuar njërën palë për këtë pronë. Ky vendim u anulua menjëherë nga Hodaj, duke sjellë debate mes dy zyrtarëve.

Pak javë më parë një grup pune i Krimit Ekonomik çuan për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat. Menjëherë erdhi dorëheqja e nën-drejtorit të Kadastrës Ardian Mustës. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorëheqje në hipotekën e vlorës jep dorëheqjen elona hodaj sherri për pronën në jalë dorëheqje në hipotekën e vlorës jep dorëheqjen elona hodaj sherri për pronën në jalë

Sondazh

Poll