Aktualitet

Kush është Gentian Balla që u arrestua sot, u lirua nga Gjykata e Lartë pas vrasjes (VENDIMI)

8 Tetor 2019, 07:18 Nga DOSJA
Kush është Gentian Balla që u arrestua sot, u lirua nga Gjykata e

Shijak- Në prangat e Policisë së Shijakut ka rënë 40-vjeçari Gentian Balla, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për një vrasje. Ai është arrestuar nga policia teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij dhe në momentin që është pikasur 40-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur në tokë armën tip pistoletë.

Kush është 40-vjeçari Gentian Balla?

40-vjeçari është dënuar me 20 vite burg, për një vrasje të kryer më 1997, më datë 08.02.2002 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës. Gentian Balla ka apeluar këtë vendim dhe ka kërkuar lirimin me  kusht.

Pas këtij apelimit Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur ndryshimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor dhe pranimin e kërkesës për lirim me kusht. Kjo ka sjellë që Balla të dalë 5 vite para nga burgu.

“Është provuar gjatë gjykimit të çështjes se kërkuesi Gentian Balla ka vuajtur më shumë se ¾ e dënimit në momentin e paraqitjes së kërkesës në zbatim të nenit 64 të Kodit Penal për përftimin e lirimit para kohe me kusht.“, thuhet në vendim.

Prokuroria ka apeluar këtë vendim, por Gjykata e Lartë më 2013 la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, duke e bërë lirimin me kusht të 40-vjeçarit, duke e lënë atë që të mos kryejë 5 vitet e fundit të burgut.  Vendimi për Gentian Ballën

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40-vjeçari në shijak arrestohet gentian balla arrestohet i rrezikshmi i shijakut arrestohet 40-vjeçari në shijak arrestohet gentian balla arrestohet i rrezikshmi i shijakut

Sondazh

Poll