Aktualitet

Gara për kryeprokuror/ Gjykata Administrative i kthen padinë Lulzim Alushajt: Plotësoje, se ka mangësi

8 Tetor 2019, 08:02 Nga DOSJA
Gara për kryeprokuror/ Gjykata Administrative i kthen padinë Lulzim

Tiranë- Ditën e sotme Gjykata Administrative i ka kthyer padinë për KLP-në, ish-kandidatit për kryeprokuror Lulzim Alushajt. Gjykata i ka lënë Lulzim Alushit 10 ditë kohë që të plotësojë padinë pasi  sipas saj ka mangësi. Afat për këtë padi Alushaj ka deri më  14 tetor, për ta plotësuar  sipas kërkesave ligjore.

Alushaj u skualifikua nga gara për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur. Avokati Alushaj kundërshtoi  vendimin e KLP për shkarkimin nga gara dhe dorëzoi padinë në Gjykatë, duke bllokuar përkohësisht procesin e zgjedhjes së kreut të Prokurorisë.

Tashmë në garë për kryeprokuror janë edhe 3 kandidate të tjerë: Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj.

Pak javë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se brenda muajit shtator do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ai theksoi se SPAK mund të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara për kryeprokuror lulzim alushaj lulzim alushaj padit klp gara për kryeprokuror lulzim alushaj lulzim alushaj padit klp

Sondazh

Poll