Aktualitet

Kokaina me oriz në Durrës, Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Ardian Begën

8 Tetor 2019, 08:53 Nga DOSJA
Kokaina me oriz në Durrës, Apeli i Krimeve të Rënda lë

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lenë në burg Ardian Begën, oficerin e sigurisë që u arrestua në operacionin “Kuito”, ku u sekuestruan 137 kilogramë kokainë.Gjykata vendosi të lejë në burg Begën, i cili akuzohet se ishte njëri nga personat “pritës” të kokainës në portin e Durrësit.

Ardian Bega, 53 vjeç oficer i Sigurisë në Portin e Durrësit dhe Altin Myslimhaka, 35 vjeç, pastrues në anijen e peshkimit “Eniëay” janë arrestuar pasi akuzohen si pritës të drogës në konteinerët me kokainë që janë gjetur në portin e Durrësit. Gjithashtu, në kërkim është shpallur biznesmeni Gentian Malindi, pronari i anijes “Eniëay”. Operacioni u zhvillua më 19 shtator, dhe në të morën pjesë DEA amerikane dhe pala greke. 

Droga u nis nga Ekuadori me 4 konteinerë me banane, brenda të cilëve kanë qenë edhe 137 kilogramë kokainë. Droga është pikasur në portin e Pireut në Greqi, dhe më pas ka përfunduar në portin e Durrësit.  Policia greke ka gjetur drogën e nisur nga Ekuadori në 4 konteinerët me destinacion Shqipërinë dhe nuk ka ndërhyrë, por ka dhënë informacion tek pala shqiptare. Konteinerët kanë ardhur në Shqipëri, dhe prokuroria shqiptare, bashkë me policinë, kanë hequr drogën dhe kanë vendosur pako me oriz dhe GPS (gjurmues lokalizator).

Pas tri ditësh, në Portin e Durrësit kanë shkuar dy personat, Gentian Maldini dhe Altin Myslimhaka, të cilët po prisnin të merrnin drogën, por në vend të kokainës kanë marrë orizin. Malindi kuptoi kurthin e policisë dhe është larguar. Në dëshminë e tyre para hetuesve, Bega dhe Myslimhaka mohojnë që të kenë gisht në trafikun e drogës dhe kanë thënë se vetëm kanë marrë para për të nxjerrë kutinë nga konteineri, që sipas tyre, kishin dijeni se ishte me skrap dhe jo me drogë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian bega kokaina ne durres ardian bega kokaina ne durres

Sondazh

Poll