Aktualitet

'Më vjen turp që unë po dal dhe ti po rri'/ Avokati zbulon bisedën e Tahirit me të burgosurin

Emrin e të dënuarit, Haxhia nuk e bëri të ditur. 

2 Qershor 2023, 13:05 Nga A.B
'Më vjen turp që unë po dal dhe ti po rri'/ Avokati
Maks Haxhia

TIRANË- Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri, Maks Haxhia zbuloi për mediat një bisedë të klientit të tij me një nga të burgosurit. Ai tregoi se i dënuari, i cili kishte për të lënë qelinë, iu drejtua Tahirit duke i thënë se i vinte turp që po dilte para tij. Emrin e të dënuarit, Haxhia nuk e bëri të ditur. 

BISEDA:

Avokati: Një person me precedent të theksuar u lirua dhe duke dalë i tha zotit Tahiri më vjen shumë keq dhe shumë turp që dal unë dhe ti rri në burg.

Pyetje: Paska zënë shoqëri Tahiri në burg?

Avokati: Normale, njeri është dhe ai.

Ditën e sotme u mor vendimi që ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al

maks haxhia saimir tahiri

Sondazh

Poll