Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 38-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë, policia arreston pas dy ditësh autorin

38-vjeçari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë

2 Qershor 2023, 11:01 Nga m.s
Aksidentoi për vdekje 38-vjeçarin që po lëvizte me
foto ilustruese

FUSHË-MAMURRAS- Policia ka arrestuar drejtuesin e një mjeti, i cili dy ditë më parë aksidentoi për vdekje një 38- vjeçar. Aksidenti tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Mamurras-Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit”.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet S. R., 35-vjeç, banues në Kurbin, ka aksidentuar personin me inicialet A. C. 38-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

38-vjeçari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Njoftimi nga policia

Aksidentoi para dy ditësh, një 38- vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit. Me datë 31.05.2023, në aksin rrugor Fushë Mamurras – Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasi A. C. 38 vjeç, banues në Adriatik, që po lëvizte me biçikletë. 38- vjeçari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra, ka ndërruar jetë. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale intensive të kryera nga shërbimet e policisë rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit S. R., 35 vjeç, banues në Kurbin.

fushë mamurras aksident policia

Sondazh

Poll