Aktualitet

VENDIMI i Gjykatës për lirimin e Saimir Tahirit, ja kur mund të largohet nga banesa

Gjyqtarja Matilda Fetau, arsyeton se Saimir Tahiri ka ende 1 vit e 8 muaj dhe 15 ditë dënim të pavuajtur dhe këto do t’i kryej nga banesa e tij në e cila ndodhet në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit.

2 Qershor 2023, 12:50 Nga A.B
VENDIMI i Gjykatës për lirimin e Saimir Tahirit, ja kur mund të
Saimir Tahiri

TIRANË- Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit për lirimin nga qelia të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Sipas vendimit të siguruar nga 'Panorama' e cila i dha mundësinë ish-ministrit të lërë ambientet e qelisë dhe për të vijuar dënimin në banesën e tij në Tiranë.

Gjyqtarja Matilda Fetau, arsyeton se Saimir Tahiri ka ende 1 vit e 8 muaj dhe 15 ditë dënim të pavuajtur dhe këto do t’i kryej nga banesa e tij në e cila ndodhet në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit.

VENDIMI:

I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a,

VENDOSI

Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete)dite, ta vuaje me “Qëndrim në shtëpi”, ne adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.
3. Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.5. Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.

VENDIMI i Gjykatës për lirimin e Saimir Tahirit, ja kur mund të

Ditën e sotme u mor vendimi që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al

saimir tahiri

Sondazh

Poll