Aktualitet

60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut gjendet i pajetë në ambientet e një lokali, çfarë njofton policia

Viktima është një shofer kamioni nga Maqedonia e Veriut, i cili punonte për një linjë të transportit të mallrave nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

2 Qershor 2023, 11:09 Nga m.s
60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut gjendet i pajetë në ambientet
foto ilustruese

VORË- Një 60-vjeçar me inicialet M. M., ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në ambientet e një lokali, në zonën e Vorës. Burimet zyrtare të policisë njoftojnë se viktima është një shofer kamioni nga Maqedonia e Veriut, i cili punonte për një linjë të transportit të mallrave nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Njoftimi nga policia

“Më datë 01.06.2023, rreth orës 22:00, në një lokal në Vorë ka ndërruar jetë shtetasi M. M., rreth 60 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri”.

vore vdes ne lokal

Sondazh

Poll