Aktualitet

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Lirimi i Tahirit, avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

Maks Haxhia zbuloi se Tahiri plotësoi 5 kushtet që të lirohej nga qelia. 

2 Qershor 2023, 12:35 Nga A.B
'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Lirimi i
Maks Haxhia

TIRANË- Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri ka bërë të ditur se një nga arsyet e lirimit të klientit të tij ishte edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortes. Maks Haxhia zbuloi se Tahiri plotësoi 5 kushtet që të lirohej nga qelia. 

“Është dënuar për shpërdorim detyre dhe me ndryshimet e reja të kodit penal mund të hiqet si masë. Për rrezikshmëri të theksuar për këtë penale, të ulet pasi nuk mund të pretendohet se ish-ministri të ketë këtë rrezikshmëri. Tahirit i kanë mbetur edhe 1 vit e 7 muaj, e katërta të ketë fëmijë në ngarkim dhe bashkëshorte që është në pamundësi shëndetësore, ajo vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat e ka të pamundur t’i shërbejë fëmijëve. Këto 5 kushtet gjykata i ka shqyrtuar dhe vendosi qëndrim në shtëpi. Kushtet janë të përcaktuara që do i ketë për shërbim prove. Janë kushte që vetë gjykata i ka cituar dhe shërbimi i provës do jetë në Tiranë, përmes kontaktit telefonik apo fizikisht. Nëse do ti duhet të lëvizë jashtë shtetit nëse do ketë probleme familjar të rëndësishëm. Ligji thotë që çdo person i interesuar ti drejtohet mjekësisë ligjore në funksion të një procesi, vetë Tahiri nuk ka probleme shëndetësore”, tha ai.

Ditën e sotme u mor vendimi që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al

saimir tahiri maks haxhia

Sondazh

Poll