Aktualitet

Sapo kaloi 'Vettingu-n', kjo është gjyqtarja që 'vulosi' sot fatin e Saimir Tahirit

Gjyqtarja Fetau mori rezultate pozitive për figurën, si nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ashtu dhe nga KPK.

2 Qershor 2023, 13:00 Nga A.B
Sapo kaloi 'Vettingu-n', kjo është gjyqtarja që
Matilda Fetau

TIRANË- Ditën e sotme, lajmi kryesor në media është lirimi nga burgu i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.  Ky është vendimi i marrë sot nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetau, e cila vendosi që 1 vit e shtatë muaj e 11 ditë, Tahiri t'i kryejë në banesën e tij.

Po kush është Matilda Fetau?

Gjyqtarja, më datë 29 Maj kaloi procesin e Vettingun. Ajo rezultoi e pastër në një pamje të pasurisë dhe të pastërtisë së figurave, ndërsa në aspektin profesional dhe evidentuan gjetje vetëm për dy çështje të denoncuara nga publiku, për të cilat ajo dha vendime. Gjyqtarja Fetau mori rezultate pozitive për figurën, si nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ashtu dhe nga KPK.

Matilda Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjiturës në vitin 205 dhe pas një periudhe stazhi të emrit në Gjykatën e Rrethit Elbasan, që vazhdon të jetë edhe funksional.

Ditën e sotme u mor vendimi që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ. Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi./Dosja.al

saimir tahiri matilda fetahu

Sondazh

Poll