Bota

Samiti në Moldavi/ Zelenskyy: Këtë vit NATO duhet t'i bëjë një ftesë të qartë Ukrainës

Zelenskyy gjithashtu përsëriti thirrjet e tij për të mos lejuar që lufta në Ukrainë të shndërrohet në një konflikt më të gjerë. 

2 Qershor 2023, 08:48 Nga a.l
Samiti në Moldavi/ Zelenskyy: Këtë vit NATO duhet t'i
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në samitin e liderëve evropianë të mbajtur në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau se Ukraina ka nevojë për vendime të qarta dhe pozitive për ofertën e saj për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, shkruan CNN

“Ky vit është për vendime. Në verën në Vilnius në samitin e NATO-s, nevojitet një ftesë e qartë për anëtarësimin e Ukrainës dhe nevojiten garancitë e sigurisë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Vendimet pozitive për Ukrainën do të jenë vendime pozitive për të gjithë”, tha Zelenskyy.

Zelenskyy gjithashtu përsëriti thirrjet e tij për të mos lejuar që lufta në Ukrainë të shndërrohet në një konflikt më të gjerë. 

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll