Politike

‘Furtuna’ në Vlorë/ Pas dorëheqjes së nëndrejtorit të Kadastrës, emërohet pasardhësja Elona Hodaj (EMRI)

Pas dorëheqjes së Ardian Mustës nga kreu i Kadastrës, në vendin e tij është vendosur Elona Hodaj. Gjatë mandatit të parë të Dritan Lelit në krye të Vlorës, Hodaj mbajti postin e shefes së kabinetit.
Featured image of article: ‘Furtuna’ në Vlorë/ Pas dorëheqjes së nëndrejtorit të Kadastrës, emërohet pasardhësja Elona Hodaj (EMRI) Elona Hodaj

VLORË- Pas dorëheqjes së nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës, Ardian Mustës caktohet pasardhësja e tij në detyrë.

Në vendin e tij do të vendoset Elona Hodaj, drejtoresha e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Dosja.al mëson se Hodaj më herët ka punuar në Bashki gjatë kohës së socialistit Shpëtim Gjika si sekretare e tij. Më pas gjatë mandatit të parë të Dritan Lelit në krye të Vlorës, Hodaj mbajti postin e shefes së kabinetit.

Ditën e djeshme pati tensione në Kadastrën e Vlorës, kjo pas një valë shkarkimesh të drejtorit, nëndrejtorit dhe shumë punonjësve të tjerë të këtij institucioni. Kjo pasi një grup pune i Krimit Ekonomik ka çuar për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat.

I pari u dorëhoq drejtori Florian Almadhi dhe në vend të tij u vendos Alteo Nazëraj. Ndërkohë që nëndrejtori i ri Ardian Musta ka dhënë dorëheqjen direkt dje pas tensioneve që u bënë publike në media. Vetëm disa ditë më parë u shkarkua paraardhësi i tij, Klodian Troci.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment