Bota

Sulmet në veri/ Komandanti i KFOR-ushtarëve të plagosur: Jini krenarë! Parandaluat numër të madh viktimash civile

Gjatë vizitës së tij ai iu tha ushtarëve të lënduar nga përleshja me protestuesit në 29 maj, se duhet të ndihen krenarë për ndërhyrjen e tyre, pasi është parandaluar një numër i madh viktimash civile.

1 Qershor 2023, 19:48 Nga f.i

Sulmet në veri/ Komandanti i KFOR-ushtarëve të plagosur: Jini

KOSOVË- Komandantit i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vizitoi më 1 qershor ushtarët e lënduar italianë në kampin Villagio Italia në Pejë. 

Gjatë vizitës së tij ai iu tha ushtarëve të lënduar nga përleshja me protestuesit në 29 maj, se duhet të ndihen krenarë për ndërhyrjen e tyre, pasi është parandaluar një numër i madh viktimash civile.

“Jini krenarë për atë që keni bërë, keni vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke ndërhyrë mes dy palëve të kundërta dhe duke parandaluar një përplasje që sigurisht do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile”, u tha Ristuccia ushtarëve të lënduar, sipas njoftimit të KFOR-it.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll